Kosova
Mbahet sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë
Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si rruga drejt integrimit të rajonit në BE. Kryeministri Edi Rama ka ftuar për të marrë pjesë në këtë samit përfaqësues të BE-së, siç është Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse dje e pranishme në samitin kushtuar Ukrainës ishte presidentja Vjosa Osmani, sot Kosova nuk do të ketë përfaqësues, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të marrë pjesë. Po ashtu në këtë samit merr pjesë dhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
AXHENDA
Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45
Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet
Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












