E-Diaspora
Gjermani: Turnir futbolli mes ekipeve përfaqësuese të bizneseve shqiptare
Në Ludwigsburg të Gjermanisë është mbajtur turniri i përvitshëm në futboll të vogël mes ekipeve përfaqësuese nga bizneset e shqiptarëve në këtë rajon të Gjermanisë. Nën organizimin e klubit futbollistik Drita-Kosova, turniri tradicional këtë vit ka mbledhur 13 ekipe të bizneseve.
“Duke u nisur nga ideja që bizneset këtu në diasporë të afrohen edhe më tepër mes vete, të krijojnë njohje dhe lidhje bashkëpunimi profesional, ky organizim po ia del që me vetëfinancimin e bizneseve të shënohet si duhet. Gjithmonë jemi në kërkim të opsioneve për ta bërë edhe me të fuqishëm këtë takim tradicional, duke shtuar numrin e bizneseve që përfaqësohen me ekipet e tyre. Gara u zhvillua në një frymë mjaft sportive dhe fituesit ishin të merituar”, ka thënë për KP, Enver Muzliukaj, kryetar i klubit të futbollit Drita – Kosova, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.
Vendi i parë në turnir i takoi ekipit Oroshi Clean 1, vendi i dytë u fitua nga firma Bajrami, vendi i tretë për firmën Duraku dhe vendi i katërt për Dessa-Market. Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Fatlum Bajrami.
Drita-Kosova është një prej klubeve që përveç këtij organizimi, funksionon si ekip profesional futbolli me lojtarë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Gjermani. Klubi ka edhe shoqatën, e cila merret me organizime të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion “Do të sigurohemi që FMX të mbetet konferenca kryesore në botë për gjeneratën e ardhshme të... -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit Një studim i publikuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në Zvicër ka vlerësuar se nisma... -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve -
Policia zvicerane zbulon zyrtarët me “superfuqi” për njohjen e fytyrave -
Buxheti rekord i BE-së












