Kosova
Mbështetja e Zvicrës për punësimin e grave amvise në Kosovë
Punësimi i grave amvise në Kosovë është një kategori thuajse e harruar nga politikat e Kosovës. Mbështjetja e vazhdueshme e Zvicrës dhe mundësia e kyçjes në një marrëdhënie pune, ka ndikuar pozitivisht te gratë amvise në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Në tregun kosovar të punës gratë ende kanë një shkallë shumë të ulët të përfaqësimit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për Zvicrën që grave t’ua lehtësojë qasjen në tregun e punës dhe t’i promovojë ato vazhdimisht. Rreth 60% e grave të punësuara janë aktive në tregtinë me pakicë. Për këtë arsye, Zvicra e mbështet këtë sektor në përpunimin e ofertave për trajnime të mëtutjeshme për menaxhmentin e mesëm, në mënyrë që të përmirësohen shanset e grave për pozita më të larta”, shprehet për albinfo.ch ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Ambasada e Zvicrës thekson se tani për tani po trajnon 700 gra në sektorin e bukës dhe ëmbëlsirave, që këto gra të kenë një marrëdhënie pune.
“Ne gjithashtu po e mbështesim trajnimin e 700 grave në sektorin e ëmbëlsirave dhe bukës, në mënyrë që ato të mund të hapin ose të zgjerojnë një biznes. Gratë po mbështeten edhe në sektorin bujqësor, siç është prodhimi i bimëve shëruese dhe aromatike. Si rezultat i mbështetjes zvicerane 1,436 gra kanë gjetur një punë të re në katër vjetët e fundit. Për t’i luftuar paragjykimet dhe stereotipet mbizotëruese në shoqëri, Zvicra ka zhvilluar edhe një fushatë vetëdijesuese për ta promovuar arsimimin e vajzave”, tha Kolly. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kanadë
Shqiptari nga diaspora që po ndërthur teknologjinë me drejtësinë përmes inteligjencës artificiale Halil Aliu, shqiptari në Kanada, themeluesi i “Nobel AI Legal” po zhvillon zgjidhje inovative që synojnë... -
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Jeta në Zvicër
-
Rrezet radioaktive nga aksidenti i Çernobilit vazhdojnë në Zvicër Aksidenti i reaktorit të Çernobilit më 26 prill 1986 preku kantonet e Ticinos, St. Gallen dhe... -
Transporti rajonal në Zvicër duhet të bëhet më fitimprurës -
Banka Kombëtare Zvicerane raporton humbje prej gjysmë miliardi frangash në tremujorin e parë -
UBS kundërshton rregullat e reja bankare në Zvicër -
Të ardhurat nga taksat zvicerane rriten nga norma minimale e taksave e OECD-së












