Kosova
22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë
Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, – prej tyre 123 janë shëruar.
Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri, kurse 130 janë në vetizolim, ka thënë për mediat kosovare Blerim Syla, Kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Ai shtoi se bazuar në informacionet e deritashme, gjendja e tyre është e kënaqshme, ndonëse ekziston shqetësimi se numri mund të rritet.
Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të shtojnë kujdesin ndaj masave personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, duke shtuar se “koncentrimi ma i madh është në ata te fronti i parë, duke harruar ata në vijën e dytë e të tretë”.
Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, – prej tyre 123 janë shëruar.
Numri i viktimave të martën ka arritur në 16.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













