Shqipëria
Mbi 5000 turistë vizituan Sarandën këtë javë
Qyteti i Sarandës i njohur për plazhet mahnitëse, ujin e kristaltë dhe monumentet e shumta natyrore ‘u pushtua’ këtë javë nga rreth 5500 turistë të huaj.
Gjatë ditëve të javës në Sarandë mbërriti kroçera “Costa Victoria” me flamur italian me 1457 turistë në bord, korçera “Cruiz Veendam” me 1293, si dhe kroçera “MSN Musica” me 2636 turistë.
Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në bordin e kroçerës ka turistë nga Austia, Belgjika, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Gjermania, Hungaria, Irani, Italia, Spanja, Zvicra, Ekuadori, Polonia, Rusia, Uruguai, Zelanda e Re, etj.
Turistët e huaj vizituan pikat turistike të Sarandës si Butrintin, Ksamil, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, etj. Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, ku vetëm për këtë vit në portin e qytetit bregdetar kanë rezervuar 42 kroçera, shkruan ATSH.
Kapiteneria e portit dhe autoritetet e tjera që operojnë në të ofrojnë mbështetje maksimale për turistët.
Gjatë javës që lamë pas, rreth 3784 turistë të huaj mbërritën në qytetin e Sarandës, i konsideruar si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile















