Kosova

Mbi 61 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi

61 mijë e 687 shqiptarë jetojnë në Serbi, sipas statistikave të fundit që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë në tetor.

Komuna me më së shumti shqiptarë është ajo e Preshevës dhe numri më i ulët është në Medvegjë, përcjell albinfo.ch.

Në Preshevë banojnë 31.340 banorë, në Bujanoc banojnë 25 mijë e 465, ndërsa në Medvegjë janë 905 të tillë.

“Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nga regjistrimi fundit del të jetë 61.687 (gjinisë mashkullore 30.942, gjinia femërore 30.745) banorë rezidentë ose 0.93% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 6.647.003”, ka thënë zëvendëskryeshefi i Administratës Komunale në Preshevë, Hevzi Ramadani.

Në qytetet e tjera të Serbisë jetojnë 3977 shqiptarë, përcjell albinfo.ch.