Lajme
Mbi 9 mijë fletëvotime me postë janë shpallur të pavlefshme
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.
Përmes këtij procesi do të mund të saktësohet numri i fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit.
Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ, deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, ku siç dihet brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim.
Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe.
KQZ thotë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove thuhet se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, e disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.
Po ashtu, në disa raste pakot u tha se janë dërguar nga votues të paidentifikuar ose ndryshe që njihet si “votim grupor”, apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor