Bota

Mblidhen 600 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Parisit

Kontributet për të rindërtuar katedralen e Parisit kanë arritur shifrën 600 milionë euro, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell në shqip albinfo.ch.

Pas 200 milionë eurove të premtuara nga familja e miliarderit Bernard Arnault, edhe kompania l’Oreal premtoi 200 milionë të tjera.

Edhe miliarderi francez Henri Pinault ka ndarë 100 milionë euro për këtë kauzë. Po ashtu, edhe kompania franceze e naftës dhe gazit “Total” është zotuar se do të ndajë 100 milionë të tjera.

Katedralja gotike 850 vjecare u përfshi nga flakët pasditen e së hënës.

Ngjarja që alarmoi botën, mblodhi qytetarë të shumtë të Parisit që kënduan dhe u lutën për katedralen, gjatë kohës që zjarrfikësit po e shuanin zjarrin.

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar se katedralja do të rindërtohet, përcjell albinfo.ch.