Integrimi
Mbrëmje letrare artistike në shënim të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksadër Moisiu” në Austri, u mbajt orë letrare artistike

Manifestimi u mbajt në lokalet e bukura të Ambasadës së Kosovës e cila tani gjithnjë e më shumë po ofron për mërgimtarët programe atraktive kulturore. Në emër të nikoqirit, mbrëmjen e hapi Zana Rugova, këshilltare pranë Ambasadës. Ajo ua uroi të pranishmëve njëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë në emër të Ambasadorit të Kosovës, Sami Ukelli, shkruan albinfo.ch.
Prania e z.Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri u vlerësua nga të pranishmit. Ai në fjalën ua uroi festën duke rikujtuar sakrificën e madhe të popullit shqiptar të Kosovë.
“Ne sot rikujtojmë këtu Heroin e Kombit, Adem Jashari. Kur e përmendim emrin e tij, rikujtojmë gjithë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë e kombit shqiptar të Kosovës. Në këtë përvjetor nuk mund të mos përmendim se përveç sakrificave të panumërta të popullit shqiptar, shqiptarët e Kosovës patën një mbështetje të dukshme ndërkombëtare në kauzën e tyre të drejtë duke përfshirë këtu dhe vendin këtu ku ne jetojmë e veprojmë, Austrinë. Dhe, në këtë rast një falënderim i veçantë për shtetin austriak, kombin austriak për ndihmën që i dhanë kombit shqiptar gjatë historisë së tij. Në këtë mbështetje të kombit austriak hynë edhe aktiviteti i juaj, i diasporës shqiptare këtu, figura e juaj që këtu keni dhënë, pa dyshim edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosiu” për çka meriton një falënderim të veçantë”.
Programi u drejtua me shije nga Kaltrina Durmishi. Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve përshëndeti Anton Marku, kryetar. Kori i “Fondacionit Mbarëkombëtar të Gruas Nermin Vlora Falaschi”- dega në Vjenë, nën drejtimin e Vlora Jonuzit u paraqit me disa këngë të bukura korale.
Anton Marku paraqiti librin e tij të ri me poezi “ Në secilën hija pak dritë” nga e cila u lexuan poezi nga studiuesja Marsela Xhaferaj. “Libri në fjalë ka të bëj me jetën dhe dashurinë, me humanizmin dhe lirinë, besimin dhe mohimin, shpresën dhe frikën, lumturinë dhe vuajtjen, të përjetuara dhe të perceptuara nga perspektiva artistike. Ky libër është një rrëfim për të bukurën, për kohën, njerëzit dhe vendin e huaj, për ardhjet dhe shkuarjet, për ikjen dhe kthimin”. Pastaj, nga krijimtarie e tyre lexuan Ervina Toptani poezitë: ‘‘Ah moj Shqipëri’’ dhe ‘‘Kosovës time ’’, kurse Angjelina Marku lexoi poezitë: ‘‘Feniks’’, ‘‘Letër vendit tim’’ dhe ‘‘Për qefin tim’’.
Poezi nga Esat Mekuli dhe Azem Shkreli lexoi Dr.Ina Arapi. Ajo foli shkurtimisht për krijimtarinë e tyre letrare. Nizar Meta, lexoi disa poezi nga Ali Podrimja. Ishin këto çaste rikujtimi të kolosëve shqiptarë të penës dhe vargut që u priten mirë nga publiku. Besim Xhelili, kryetar nderi, në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve ndau mirënjohje për Korin e “Fondacionit Mbarëkombëtar të Gruas Nermin Vlora Falaschi”- dega në Vjenë, të cilën e pranoi kryetarja e Fondacionit, Rolanda Limani, aktiviste e dalluar. Në fund nga Ambasada e Republikës së Kosovës u dha një koktej rasti.
Historik i shkurtër
Lidhja së Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë ‘‘Aleksandër Moisiu’’ në Austri u formua në vitin 2011. Për një periudhë të shkurtër kohore u anëtarësuan mbi 30 krijues/e nga e gjithë Austria. Lidhja krijoj raporte të mira me shoqatat letrare në Austri ku veçohet ajo me PEN-Klubin e Austrisë. Mbajti orë letrare në gjermanisht dhe shqip, që nga themelimi i saj gjerë më tani 60 orë letrare në disa qytete të Austrisë. Janë botuar rreth 40 vepra letrare nga anëtarët e Lidhjes, mes tyre dy antologji “Iliricum I“ dhe “Iliricum II“ në shqip dhe gjermanisht.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Mësohet se në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Zvicër
-
Sektori i arit në Zvicër po lulëzon Sektori i arit në Zvicër po lulëzon pasi investitorët kërkojnë asete të sigurta në mes të...
-
Zvicra ka një milioner të ri nga lotaria
-
Pagesa minimale që paguan secili për shërbime mjekësore në Zvicër do të rritet
-
Policia dhe qytetarët shënjestrojnë pedofilët në Zvicër
-
Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump