Shqipëria

Mbytet një kosovar në plazhin e Velipojës

Ai ka vdekur nga ataku kardiak

Ky sezon turistik ka shënuar një tjetër viktimë. Një pushues ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Velipojës, përcjell albinfo.ch

Report Tv mëson se viktima është Agush Kastrati, 86-vjeç, nga Peja e Kosovës. 86-vjeçari është futur në det për t’u larë, por ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.