Lajme
Me 15 milionë nga Zvicra, pastrohet liqeni i Prespës
Në liqen janë kthyer llojet e peshkut vendës si rezultat i përmirësimit të cilësisë së ujit, të bërë nga UNDP-ja dhe Komuna e Resnjës, financuar nga qeveria zvicerane.
“U deshën 15 vjet dhe 15 milionë dollarë që kjo të ndodhë, por më në fund, pas disa dekadave të çrregullimit, gjendja është përmirësuar në liqenin e Prespës”, tha koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, znj. Louisa Vinton, gjatë promovimit të premierës së dokumentarit “Liqeni prej molle”.
Prespa është një nga liqenet më të vjetra në botë dhe vendi me pasuri në veçantë të biodiversitetit.
Më shumë se 2.000 lloje të zogjve, peshkut dhe gjitarët, shumë prej të cilave mund të gjenden vetëm në Prespë. Por dekadat e fundit kanë qenë veçanërisht dramatike për sa i përket cilësisë së ujit dhe numrit në rënie të specieve vendëse.
Mbi 70% e popullsisë së rajonit varet nga bujqësia, në veçanti prodhimit të mollës. Ndërsa jeta e popullsisë është e lidhur ngushtë me gjendjen e liqenit, fermerë të shumtë i kanë shkaktuar dëme të mëdha në ekosistemin me përdorimin e pakontrolluar të pesticideve dhe plehrave kimike, metodat joefikase të ujitjes dhe futjen e llojeve të ndryshme të mbetjeve në liqen, duke përfshirë mijëra tonë mollë të kalbura.
Siç raportojnë mediat në Shkup, e kombinuar me efektet e erozionit dhe mungesa e zgjidhjeve të qëndrueshme për mbetjet e ngurta dhe ujërave të zeza, këto praktika kanë kontribuar në përkeqësimin e gjendjes së liqenit, duke kërcënuar mbijetesën e peshqve dhe organizmave të tjerë.
Që nga viti 2002 Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Fondi global për mjedisin dhe UNDP kanë bashkuar forcat për të mbrojtur dhe për ta përtërirë këtë ekosistem të vlefshëm.
Qëllimi i përpjekjeve ishte për të mbrojtur vlerat natyrore, duke u bërë të mundur fermerëve për të fituar një jetesë më të mirë. Rezultatet tregojnë se natyra dhe komunitetet lokale së bashku mund të zhvillohen.
Si rezultat i gjithë kësaj, ka pasur një transformim të praktikave bujqësore:
Më shumë se 80% e fermerëve tashmë kanë aplikuar metodat e prodhimit agrokulturor.
Përdorimi i ujit për ujitje është reduktuar në gati 60%, përdorimi i pesticideve në mesatare ka rënë për rreth 30%, mijëra tonë të mbeturinave, të cilat përfunduan në liqen, tashmë janë shndërruar në përzierje plehrash me cilësi të lartë, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe rritja e llojit të peshkut vendës në liqen.
Megjithatë, në masë të madhe është zvogëluar shkarkimi i ujit të patrajtuar, si dhe mbeturinave si rezultat i sistemit të ri për menaxhimin e ujërave të zeza.
“Arritja e një ekuilibri në mes të natyrës dhe njerëzve është baza e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Louisa Vinton nga UNDP.
E-Diaspora
-
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 Këngëtari shqiptar Luan Durmishi në përzgjedhjet e San Marinos për Eurovision... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë
Jeta në Zvicër
-
Tren përplaset me një veturë në Winterthur Treni godet një veturë të zbrazët në Winterthur... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome












