Shkurt.ch
Me BMW-në e tij 18-vjeçari përplaset në garazhin e BMW-së
Të shtunën në mbrëmje, një 18-vjeçar, shtetas i Maqedonisë ka humbur kontrollin mbi makinën e tij të tipit BMW dhe ka hyrë në oborrin e një garazhi të BMW-së, shkruan blick.ch. Me atë rast është përplasur me dy makina të po këtij lloji, që ishin të ekspozuara aty.
Aksidenti ka ndodhur në Bachenbülach të Kantonit të Cyrihut.
Nga kjo përplasje është shkaktuar një dëm prej rreth 100 mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Shoferi 18-vjeçar dhe dy shoqëruesit e tij, 17, respektivisht 18-vjeçar, nuk kanë pësuar lëndime.
Policia Kantonale e Cyrihut dhe Prokuroria Publike Winterthur/Unterland janë duke zhvilluar hetimet rreth shkakut të aksidentit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













