Shqipëria
Me çfarë problemesh përballen punëtorët në Shqipëri
Për pesë vitet e fundit përmbi 10 mijë shtetas iu drejtuan gjykatave civile dhe administrative, duke paditur kompani private dhe institucione shtetërore
Nga 2013 fatura financiare e largimeve nga puna që me vendim gjyqësor iu pagua gjyqfituesve, pra atyre që iu ndërpre marrëdhënia e punës, llogaritet 17 miliardë lekë (169,866,882.00 euro). Kjo e dhënë pranohet nga Ministria e Financave e Shqipërisë, ku përfshihen të gjitha institucionet e paditura ndër vite, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Për pesë vitet e fundit përmbi 10 mijë shtetas iu drejtuan gjykatave civile dhe administrative, duke paditur kompani private dhe institucione shtetërore me pretendimin se u larguan pa të drejtë nga puna. Aktualisht nën shqyrtim janë 2441 padi me objekt marrëdhëniet e punës. Sakaq në një tjetër institucion, pranë komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi dhjetëra qytetarë janë ankuar jo vetëm për largim të padrejtë nga puna, por edhe për mosvlerësim në punë.
“Janë 350 ankesa, prej tyre 150 direkt për marrëdhënien e punës. Vërejmë mosrespektim të të drejtave, në një rast edhe të një gruaje shtatzënë të larguar, por ka pasur edhe raste largimesh për arsye politike”, tha Darjan Konomi, specialist Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
“Aktualisht kam tre klientë, të cilët kanë ngritur padi për ndërprerje të marrëdhënies së punës pa respektuar afatet e kontratës”, tha avokati Klevis Boci.
Por sa të mbrojtur janë punëdhënësit jo vetëm nga Kodi i Punës.
“Veçanërisht problematik mbetet sektori privat. Shtetërori po vëmë re që ankohen në gjykata për vlerësime të paduhura që pas sjellin largimin e punëmarrësit”, shprehet avokati.
Në disa raste avokati i popullit ka reaguar me rekomandime, midis tyre për edhe për emërimin e të larguarve nga detyra që mbasi kanë fituar procesin dhe gjykata, ka urdhëruar rikthimin, ata vijojnë të paguhen sikur janë në detyrë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet











