Lajme
Më shumë punë për të riatdhesuarit
Qeveria e Kosovës kërkon nga kryetarët e komunave më shumë punë në riatdhesimin dhe riintegrimin e kosovarëve që kthehen nga vendet e BE-së
Dy dikasteret e Qeveria e Kosovës, Ministra e Brendshme dhe ajo e Pushtetit Lokal, kanë kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen më shumë për riatdhesimin dhe riintegrimin e personave që kthehen në Kosovë, pasi që kjo është një nga kushtet kryesore të BE-së për liberalizimin e vizave.
Në një takim të përbashkët, ku është diskutuar për “Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi- roli dhe përgjegjësitë në komunë”, u tha se komunat luajnë një rol vendimtar në çështjen e riatdhesimit. Qeveria e Kosovë është e vetëdijshme se ky është një proces delikat, por u tha se nuk ka alternativë.
“Që nga gushti i këtij viti, me vendim të qeverisë, MPB-ja është mandatar që ta themelojnë Departamentin për riintegrim që nuk ka qenë deri më tani…, ky mekanizëm do të luaj një rol të madh në procesin e ri integrimit të tyre”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.
Ai, siç raporton “kosovapress”, ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të merren parasysh kërkesat e të riatdhesuarve dhe t’u ndihmohet atyre për nevojat që kanë, pasi që çështja e riintegrimit dhe e personave të riatdhesuar është njëra nga kushtet kryesore që ndikon edhe në liberalizimin e vizave.
Ndërsa zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Barsi Musmurati ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të jenë më të kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit të tyre për projektet që i kanë.
“Kërkoj që mjetet financiare që janë të parapara për këto çështje të përpiqeni që t’i rregulloni këto punë që ato të shpenzohen gjatë këtij viti kalendarik”, ka thënë ai.
Ndryshe, njëri nga kushtet për liberalizimin e vizave dhe afrimit të Kosovës me BE-në, është kthimi i kosovarëve që jetojnë pa leje qëndrimi në shtetet e Bashkimit Evropian dhe riintegrimi i tyre në shoqëri.
Ky proces konsiderohet njëri nga kriteret më të vështira, madje është konceptuar si procesi më i dhimbshëm i integrimit evropian, sepse mijëra kosovarë, pas qëndrimit disa vjeçar në shtetet perëndimore, duhet të kthehen në vendlindje.
Problemi më i madh për institucionet e Kosovës mbetet sistemimi dhe risocializimi i fëmijëve në shoqëri, kryesisht për ata fëmijë që kanë lindur në vende të BE-së dhe kanë vijuar shkollimin fillor atje.
Qeveria e Kosovës tashmë ka nënshkruar marrëveshje riatdhesimi me 17 shtete, ndërsa deri në fund të vitit, është parashikuar të nënshkruhen edhe disa shtet të tjera. Me ato vende që janë arritur marrëveshjet, procesi i kthimit tashmë po vazhdon me intensitet të kontrolluar.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve Deri më tani, transmetuesi publik SRF abstenoi nga zbulimi i kombësisë së të huajve që ishin... -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë











