Koronavirusi: çast pas çasti

60 vjet martesë, çifti britanik fiton betejën me Covid-19

As koronavirusi nuk arriti të mposhte dashurinë për më shumë se 60 vjet të dy të moshuarve në Britaninë e Madhe.

Gillian England, 88 vjeç dhe bashkëshorti i saj, 91-vjeçar, Micheal, kaluan tri javë në spital pasi iu shfaqën simptoma të COVID-19. Bëhet e ditur që gjendja shëndetësore e çiftit nisi të rikuperohej dhe ata tashmë do ta vazhdojnë trajtimin nga shtëpia. Sipas mjekëve, forca e tyre për përballimin e sëmundjes buronte nga dashuria që kishin për njëri-tjetrin. Pasi kanë lënë pas krahëve sëmundjen, familjarët dhe vetë çifti kanë falënderuar mjekët dhe infermierët që u kujdesën për ta.

“Falënderoj stafin mjekësor që u kujdes për mua dhe bashkëshortin. Jam vërtet e lumtur që arritëm të shërohemi”, tha Gillian./tch