Lajme
Më shumë se një milion zviceranë të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19
Numri i njerëzve në Zvicër që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 ka tejkaluar një milion, thanë autoritetet të premten, përcjell albinfo.ch.
Një total prej 1,007,469 njerëzish kanë marrë dy dozat e vaksinave, që korrespondojnë me 11,7% të popullsisë prej 8,6 milionë.
Një numër i ngjashëm i njerëzve kanë marrë një vaksinë. Midis 29 prill dhe 5 maj, rreth 372,796 doza u administruan në Zvicër me një mesatare prej 53,257 vaksinash në ditë. Kjo është një rritje prej 4% në javën e kaluar. Zvicra është kritikuar për fillimin e ngadaltë të programit të saj të vaksinimit, duke përfshirë mospërputhje të mëdha në shkallën e vaksinimeve midis kantoneve.
Rregullatori i shëndetit, Swissmedic, ka marrë më shumë kohë se shumë vende të tjera për të miratuar vaksinat dhe ka pasur vonesa në disa furnizime.
Qeveria zvicerane ka urdhëruar gati 36 milionë doza vaksinash nga pesë kompani, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











