Lajme
Mediat franceze dhe zvicerane përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut dhe Tiranën vend unik
Në sy, gazetares zvicerane i ka rënë edhe Piramida e shndërruar sot në një qendër të gjallë plot art ku mësohet për teknologjinë e informacionit
Tirana është sërish në fokusin e promovimit të medieve franceze dhe zvicerane, “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger” të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut me një bregdet magjepsës dhe kulturë të pasur.
Transformimi me ritme të shpejta i Tiranës, ka habitur drejtuesen e seksionit të udhëtimeve të një prej të përditshmeve më të mëdha zvicerane në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger. Ndaj dhe Paulina Shçeshniak e diplomuar për histori arti, pasi bëri një udhëtim në të kushtoi një artikull të gjatë ku shpreh vlerësimet më të larta, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Pas dekadash të tëra ndërtimesh me arkitekturë të ngurtë dhe me kënde gjatë periudhës së diktaturës, Tirana tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër, që bëri që ajo dhe ekipi që e shoqëronte në udhëtim të binte në dashuri. Dhe kjo për faktin se, siç shkruan që në krye të artikullit, “Tirana është bërë seksi në mënyrë rastësore, plot me ide dhe ku gjithashtu gatuhet mirë”.
Media zvicerane shkruan se, dikur diktatori krenohej vetëm me Hotel Tiranën, si ndërtesën më të lartë të kryeqytetit, ndërsa sot, sheshi qendror ashtu si gjithë kryeqyteti është një kantier ndërtimi.
Shumëkatëshit e rinj e i kanë dhënë qendrës, një pamje jokonvencionale dhe lozonjare, duke veçuar një ndërtesë me ngjyrë ari, një tjetër me formën e kokës së heroit kombëtar apo atë me hartën e Shqipërisë.
Në sy, gazetares zvicerane i ka rënë edhe Piramida e shndërruar sot në një qendër të gjallë plot art ku mësohet për teknologjinë e informacionit, nga një vend i zymtë i ngritur për të përkujtuar diktatorin e vdekur.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë jehonë medieve franceze e zvicerane, që së fundmi kanë promovuar Shqipërinë: “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger”, të cilat e përshkruajnë vendin tone si thesarin e fshehur të Mesdheut. Ndërsa Tiranën e cilësojnë si një qytet unik, plot me ide dhe ku gjithashtu gatuhet shumë mirë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













