Kosova
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për presidenten e re të Kosovës
Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjen e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo” në postin e të pares së shtetit.
“38-vjeçarja karizmatike mori mbështetjen nga Parlamenti në një votim të bojkotuar nga një parti serbe”, raporton deutschewelle, gjersa mediumi tjetër gjerman, “Der Tagesspiegel”, shkruan se “Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës”.
Gazeta franceze, France24 shkruan se “ligjbërësit zgjodhën politikanen më të popullarizuar të Kosovës, Vjosa Osmani, si presidente”.
“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë të Juridikut, 38-vjeçaren e arsimuar në SHBA dhe kandidate e partisë në pushtet Vetëvendosje, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në shkurt”, ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters.
Mediumi arab për Gadishullin e Ballkanit, aljazeera, raporton se “në raundin e tretë të votimit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente; 71 deputetë votuan pro dhe 11 vota ishin të pavlefshme”.
“Vjosa Osmani është presidentja e re e Kosovës”, shkruajnë mediat italiane, ku më tutje thonë se ka doktoruar në Universitetin e Pittsburghut në SHBA.
“Parlamenti i Kosovës solli në postin e presidentes reformisten Vjosa Osmani”, shkruajnë mediat spanjolle.
Anadolu Agency, agjencia e lajmeve turke, thekson se “politikania 38-vjeçare merr 78 vota në raundin e tretë për t’u zgjedhur presidente e Kosovës”.
Ndryshe, Vjosa Osmani është edhe anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe anëtare në Komisionin Drejtues të Deputetëve të rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së.
E-Diaspora
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin...
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin...
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih
-
Kupa Botërore e Skive, 140 misione të ekipit të shpëtimit
-
Davos para Forumit Botëror Ekonomik
-
A do të fitojnë së shpejti parlamentarët në Cyrih pothuajse dy herë më shumë?