Lajme
Mërgimtarët e Anës së Malit festuan “Ditën e Diasporës”
Në Mal të Zi, për të pestën herë me radhë u shënua Dita e Diasporës, e cila mbodhi mërgimtarë të shumtë nga Amerika e Evropa
Një numër i madh bashkatdhetarësh u mblodhën sot në manifestimin Ditët e Diasporës që tashme për të 5-tin vit me radhë mbahet ne zonën e Anës së Malit të Ulqinit. Qëllimi i këtij manifestimi, sipas organizatorëve, është të ofrojë sa më shumë diasporën me vendlindje, por edhe për të rritur investimet e diasporës në zhvillimin e vendlindjes.
Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal te Zi, Bix Aliu, i cili ishte pjesëmarrës në këtë takim deklaroi se SHBA-të i kushtojnë rëndësi të veçantë evenimenteve të tilla. Ndërsa diaspora shqiptare në mal të Zi këto takime i vlerëson shumë t’i forcuar marrëdhëniet e kurbetit me vendlindjen.
Ditët e Diasporës përveç aktiviteteve të ndryshme, u konkretizuan edhe me një investim, kësaj radhe u vendos gurë themeli për ndërtimin e fushës së futbollit në Anën e Malit, projekt ky i përbashkët në mes të diasporës amerikane dhe komunitetit vendor.
E-Diaspora
-
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut Dy studente nga Kosova sigurojnë bursë rreth 70 mijë dollarë për studime master në SHBA pas... -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













