Lajme

Merkel: Gjermania kërkon kujdes në shmangien e përhapjes së koronavirusit

Qeveria Federale e Gjermanisë po vëzhgon koronavirusin nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtete, tha kancelarja Angela Merkel të mërkurën, duke shtuar se duhet të tregohet kujdes për të shmangur virusin që përhapet shpejt.

“Ne jemi akoma në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar: “Ne mund të shohim … sa shpejt mund të ndodhë që infeksionet të përhapen, kështu që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.