Koronavirusi: çast pas çasti
Merkel: Koronavirusi, sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Kancalarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se kontrollimi i koronavirusit të ri përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.
Ajo madje sfiden e koronavirusit e quajti si më të madhen pas Luftës së Dytë Botërore.
“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.
Më vonë gjatë ditës së enjte ajo do t’u bashkohet liderëve evropianë, përmes një video-konference, për të diskutuar krizën.
Ajo ka thënë se duke vazhduar mbajtjen e “disiplinës maksimale, ne mund të kthehemi më shpejt në një jetesë të sigurt”.
Merkel ka paralajmëruar se një disiplinë e tillë është e nevojshme për të ndalur rinisjen e izolimit.
“Ne nuk mund të humbim atë që e kemi arritur tashmë”, ka thënë ajo, teksa ka përgëzuar efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftimin e sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Ajo ka thënë se vendimet e qeverisë së saj ndaj krizës “nuk kanë model historik”.
Kancelarja gjermane ka thënë mes tjerash se Evropa duhet të rrisë kapacitetin për të prodhuar pajisje speciale mjekësore, në vend që të varet nga furnizimet globale.
Instituti gjerman, Robert Koch, ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime














