Maqedonia
Mesazh prekës nga babai i 17-vjeçares që u mbyt në Gostivar
Besohet se vajza 17-vjeçare po ikte nga qentë, duke rënë në lumin Vardar
Familja Mexhiti nga fshati Zdunjë i komunës së Gostivarit në Maqedoni është mbuluar në zi dhe në pikëllim të thellë.
Prej së hënës vajza e tyre, Xhejhanja nuk do të jetë më në mesin e tyre. Ata kishin hapur dyert për të pame ku një numër i madh i familjarëve, miqve qëndronin bashkë me ata për të shprehur ngushëllime për humbjen e vajzës.
Babai i Xhejhane Mexhitit, Fejsal Mexhiti edhe përkundër dhimbjes së madhe që ndjente për humbjen e vajzës në këtë rast tragjik ai për Televizionin Koha përshkroi se si ndodhi kjo tragjedi që tronditi familjen e tij dhe apelon që urgjentisht të ndërmerren masa me qëllim që ky rast i kësaj natyre të mos përsëritet dhe uron që të mos i ndodh askujt, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave në Maqedoni, vajza shqiptare ka rënë në lum, derisa po ikte nga qentë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












