Shqipëria

Meta e quan Canën ambasador të shkëlqyer

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar për dokumentarin që do të bëhet për një nga ikonat e futbollit shqiptar. Në rrjetet sociale, Meta shkruan se kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është pa dyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë, shkruan albinfo.ch

“Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar ‘Loriku’, është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit. Faleminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Në filmin dokumentar në nderim të futbollistit përmblidhen fazat më të rëndësishme në jetën dhe karrierën e Canës.