Maqedonia
Mickoski: Zgjedhje të parakohshme me qeveri teknike
Zaev të heqë dorë nga Marrëveshja e Prespës e më pas të shkohet në zgjedhje pas së cilave do të formohej Prokurori e re Publike.
Kjo është një nga opsionet që sot e ofroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për dalje nga, siç tha ai, kriza politike në të cilën po hyn vendi. Prokuroria e re sipas tij do t’i merrte edhe rastet aktuale të Prokurorisë Speciale, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Por, njëherë do ta analizoj periudhën e funksionimit të Qeverisë aktuale, të gjitha aferat dhe dyshimet për krim lidhur me Qeverinë aktuale, përfshirë edhe parregullsitë në referendum, por, edhe të gjitha ato materiale që janë pjesë e materialit të përgjuar ilegalisht, e që kanë të bëjnë me Zoran Zaevin dhe LSDM-në”- tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Edhe varianti tjetër i Mickoskit është që të shkohet në zgjedhje me kërkesat tashmë të njohura si Qeveri e Përzhinës 100 ditë para zgjedhjeve, prokuror publik me propozim të opozitës dhe komision anketues për referendumin.
Ndërkohë i pyetur nëse një pjesë e deputetëve të DPMNE-së negociojnë për të siguruar shumicë në Kuvend, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë, kreu i opozitës shprehet:
Nuk do të doja të besoj dhe nuk mund të besoj nëse dikush në këtë shtet mendon të bëj pazar me diç për të cilën qytetarët e këtij vendi më 30 shtator qartë treguan se e refuzojnë”- u shpreh Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Sipas Mickoskit, zgjedhjet eventuale të parakohshme pa Qeveri të Përzhinës, do të ishin kundërligjore dhe tentativë që Zaev edhe më tej të mbetet në pushtet. Ai nuk u përgjigj nëse VMRO-DPMNE do të merr pjesë ose do t’i bojkotojë zgjedhjet eventuale, në rast se kryeminsitri Zaev nuk përmbush kërkesat e tij.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











