Lajme

Mijëra vetë demonstruan në Laipcig kundër masave kufizuese

Është bërë e ditur se mijëra vetë demonstruan në Laipcig kundër masave kufizuese të pandemisë, por shumë pak mbanin maska ose distancën e duhur. Protesta u ndërpre për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve.

Në muajt e fundit ka pasur disa herë protesta kundër masave të Coronës në Laipcig. Një sfidë për autoritetet e sigurisë, që nga njëra anë duhet të respektojnë të drejtën për të protestuar, nga ana tjetër të ruajnë shëndetin publik.

Policia bëri thirrje për respektimin e masave, si mbajtja e maskës dhe distancës. Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Olaf Hoppe, ishte shprehur më parë se “kontrolli është për ne gati i pamundur”. /Albinfo.ch