Bota
Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Miliona evropianë pritet të zgjedhin anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian, teksa rezultatet e para tregojnë se partitë e ekstremit të djathtë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.
Votimi për zgjedhjet evropiane nisi më herët gjatë kësaj jave, ku votuesit në Irlandë dhe Republikën Çeke votuan më 24 maj.
Tri shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian pritet të votojnë sot, ndërkaq shtetet e tjera do të votojnë më 26 maj.
Një sondazh në Holandë tregonte se votuesit atje kishin mbështetur partitë që janë të angazhuara ndaj BE-së. Rezultate të ngjashme janë parashikuar edhe për një Irlandë, ku sugjerohej se partia e kryeministrit Leo Vardakar po udhëhiqte zgjedhjet.
Në Gjermani, sipas sondazhet parazgjedhore sugjerojnë se Kristian-demokratët e kancelares gjermane Angela Merkel do të dalin në vendin e parë, pasur nga të Gjelbrit. Partia e Merkelit është një forcë dominuese në një bllok politik në BE, që njihet si grupi EPP.
Mbi 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Ata pritet të zgjedhin 751 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Rezultatet e para zyrtare pritet të publikuan në orët e vona të 26 majit, kur votimi në 28 shtetet anëtare të BE-së të ketë mbaruar.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor