Lajme
Ministri Berset: “Jemi afër vendosjes së orës policore”
Por, Këshilli Federal nuk dëshirion të ndjekë "politikë spektaklesh" dhe për këtë arsye nuk do të merret me fjalë të mëdha
Masat e reja të shtrëngimit në lidhje me pjesëmarrjen në jetën publike, të marra sot nga Qeveria e Zvicrës, janë shumë të ngjashme me instrumentet e ngjashme që ndërmerren në vendet e tjera në këtë situatë.
Kështu ka deklaruar aministri i Brendshëm, Alain Berset, të premten para mediave në Bernë, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi afër vendosjes së shtetrrethimit” (orës policore), ka sqaruar ai më tutje
Por, Këshilli Federal nuk dëshirion të ndjekë “politikë spektaklesh” dhe për këtë arsye nuk do të merret me fjalë të mëdha. “Fundja, nuk është shtetrrethimi ai që na mbron. Ajo që na mbron është mënyra jonë e sjelljes”, ka thënë ministri i Brendshëm, duke iu përgjigjur vërejtjeve të bëra nga gazetarët për “butësinë” e qasjes në raport me gjendjen serioze në terren për sa i takon koronavirusit.
“Jo të gjithë kanë shmangur kontaktet sociale gjatë ditëve të kaluara”, ka shtuar Berset, përcjell albinfo.ch.
“Dhe, për këtë arsye detyrohemi të bëjmë një hap më tej. Ne kemi vënë re se ekziston nevoja për të përforcuar apelin”, ka thënë Berset, duke iu referuar neglizhimit që një pjesë e popullatës u ka bërë apeleve të mëparshme për kufizimin e kontakteve sociale.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













