Kosova
Ministri i Infrastrukturës arsyeton 53 milionë eurot për Bechtel Enka
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përsëri ka arsyetuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aneks kontratën me “Bechtel Enka”-n.
Ai gjatë ditës së sotme i është drejtuar gazetarëve në lidhje me këtë vendim.
E gjithë kjo situatë e krijuar dy ditë më parë për ti dhënë 53 milion euro Bechtel Enkas, sipas Lekajt është bërë për shpenzimet e shkaktuar nga ndërprerja e punimeve nga vitit 2014-2017, shkruan albinfo.ch.
Sipas ministrit Leka, qeverisja e kaluar ka qenë e papërgjegjshme në pagesat për “Bechtel Enka.
“Zharku ka deklaruar se kemi marrëveshje me Bechtel Enkan, por unë në asnjë dokument nuk kam gjetur një marrëveshje të tillë”, ka thënë ministry, shkruan albinfo.ch.
Ai shpjegoi se si arriti marrëveshja për 53 milion eurot. “Për arsyeje të vonesës së mëparshme, Bechtel Enka” ka pësuar humbje. Më 22 shkurt 2018, në një letër nga “Bechtel Enka” janë kërkuar 63 milionë euro për zgjatjen e afatit. Më 15 prill 2018, ministria kishte diskutuar me “Bechtel Enka” dhe kanë arritur në zvogëlimin e marrëveshjen në 45 milionë euro. Më 5 qershor 2018 qeveria miratoi zgjatjen e afatit me kosto 53 milionë euro”.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














