E-Diaspora
Ministri Lluka komenton kështu skandalin e Loredanës në Zvicër
Valdrin Lluka ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës
Skandali i reperes kosovare me nënshtetësi zvicerane, Loredana Zefi, ka shkaktuar probleme edhe në Qeverinë e Kosovës, dhe për këtë gjë ka folur ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka.
Ai në një prononcim të tij të dhënë së fundi për nau.ch, ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në margjinat e themelimit të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka komenton këtë çështje për herë të parë. “Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.
Lluka ka thënë se nuk e njeh Loredanën personalisht, por incidentet e kanë prekur atë, përcjell albinfo.ch.
“Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodhë veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën. Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur” ka thënë ai.
Por në vend që të flas për rastin e Loredana Zefit, ai preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës e njohur si Nati.
“Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mirë. Më shumë se gjysma e përfaqësueses zvicerane vijnë nga Kosova”, ka pohuar me krenari ministri Valdrin Lluka kur është pyetur për rastin e reperes Loredana Zefi.
Sipas tij, këta sportistë, do të tregonin fytyrën e vërtetë të Kosovës në raport me shtetet e saj mike.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














