Lajme
Ministri Makolli dënon aktet kriminale që ndodhën ne Zvicër
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka shprehur shqetësimin përmes një letre drejtuar ambasadorit të Zvicrës në Kosovë
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli përmes një letre drejtuar ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, ka shprehur shqetësimin lidhur me rastet e fundit që kanë ndodhur në Zvicër, ku u plagos rëndë Karl Zingrich, anëtar i Swiss People’s Party, poashtu para disa ditësh u vra punonjësja e shërbimeve sociale në Pffafikon të Cyrihut.
“Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër këto akte vandale që u shkaktuan nga qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Këto raste makabre, janë raste individuale kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës.
Na lejoni t’ia shprehim hidhërimin dhe indinjatën tonë të thellë popullit zviceran, qeverisë së shtetit të Zvicrës, duke i dëshiruar Zingrich shërim sa më të shpejtë ndërsa familjes së punonjëses së shërbimeve sociale ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në letrën e ministrit Makolli.
Sipas Makollit, shteti i Zvicrës është pjesë e mijëra familjeve kosovare andaj çdo ngjarje tragjike që ndodh në këtë vend, populli kosovar e ndjen si të vetën.
Më tej në këtë letër shkruan se edhe këto ngjarje tragjike e kanë tronditur thellë çdo qytetarë të Kosovës, e cila kurrë nuk do të shkel mbi përkrahjen dhe ndihmesën që ia ka ofruar dhe vazhdon t’ia ofrojë shteti mik, Zvicra.
“Jemi të bindur se këto akte vandale me asgjë nuk do ta njollosin ndjenjën e thellë të kosovarëve për Zvicrën mike të shtetit tonë” përfundon letra e ministri Ibrahim Makolli.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s












