Lajme
Ministri Makolli, në Medvegjë me mërgimtarët
Kjo është hera e parë që ministri Makolli merr pjesë në një takim me bashkatdhetarë në komunën e Medvegjës.
Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli po merr pjesë në manifestimin “Takim me Diasporën”, i cili po mbahet në Siarinë të Medvegjës.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të dërguar nga Ministria e Diasporës, kjo është hera e parë që ministri Makolli merr pjesë në një takim me bashkatdhetarë në komunën e Medvegjës.
Dihet se një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë pikërisht nga Kosova Lindore dhe një organizim i tillë është tradicional dhe për herë të parë po marrin pjesë edhe përfaqësuese të nivelit të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky takim është i organizuar nga shoqata humanitare “Medvegja” dhe Komuna e Medvegjës dhe njëherësh është duke u përcjellë me një program dhe aktivitete të begatshme kulturo-artistike, përfundon komunikata e M e D.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














