Lajme
Ministri Rexhepi ka thënë se konfiskohen dokumentet serbe
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka demantuar mediet serbe të cilat ditë më parë cituan atë, duke thënë se dokumentet e reja të MPB-së së Serbisë nuk do të konfiskohen në Kosovë.
Ai ka deklaruar se dokumentet e targat serbe do të konfiskohen në Kosovë, duke hedhur poshtë kështu raportimet e medieve serbe.
Rexhepi, ka thënë se për targa tashmë ka një vendim që po zbatohet, kurse për dokumentet ka përkrahur policinë që ka nisur konfiskimin.
Ministri Rexhepi ka folur edhe për marrëveshjet me Serbinë, duke pohuar se targat KS mund të merren në kufi, dhe vetëm nga ata që duan të udhëtojnë për atje, e që duhet të bëjnë një kërkesë speciale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje... -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët Qeveria federale e Zvicrës po planifikon të kufizojë ndjeshëm reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në disa... -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë











