Kosova
Ministrja e Drejtësisë kërkon nga përmbaruesit t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu përmes një udhëzuesi, ka kërkuar nga përmbaruesit privatë që t’ua mundësojnë prindërve që kanë probleme me procedura përmbarimore t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë derisa të bëhet blerja e librave për nxënësit.
Kjo pasi është paralajmëruar mundësia që prindërit që i kanë të bllokuara llogaritë të mos mund t’i blejnë librat që subvencionohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shkruan albinfo.ch.
“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet në udhëzues.
Në bazë të kësaj, thuhet se udhëzohen zyrat e përmbaruesve privatë që në pajtim me situatën faktike, të shqyrtojë mundësitë për lehtësimin e pagesave në llogaritë e bllokuara të debitorëve – prindër të nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve në rastet kur të njëjtit pranojnë mjete financiare subvencionuese të destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, me qëllim të tërheqjes së këtyre mjeve deri në vlerën e destinuar për këtë qëllim).
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet Projekti bëhet i mundur falë financimit bujar 4-vjeçar të SNSF prej 916’708 frangash ose rreth... -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin -
Zjarri në Crans-Montana: Zvicra heq tarifat spitalore për pacientët italianë -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër











