Kosova

Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, përcjell albinfo.ch.

Kuvendi ka miratuar edhe “Marrëveshjen e bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.

Gjithashtu u miratua Amendamentimi i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020, po ashtu edhe marrëveshja me OPEC-un.