Kosova

Mirëpritet në Kosovë miratimi i raportit për anëtarësimin e saj në KE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur “hap pozitiv” për Kosovën miratimin e opinionit që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar ai në X.

Edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka cilësuar këtë si përparim të madh të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet e BE-së.

“Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përparim i madh në rrugën drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian. Punuam shumë për këtë, bashkë me shumë miq. Falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë për konfirmimin në prill nga kjo asamble”, ka shkruar ajo në platformën X.