Lajme
Mjekët e Cyrihut arrijnë të riparojnë dhe të transplantojnë mëlçinë e dëmtuar
Nga teoria në praktikë: pasi shpallën në vitin 2020 se kishin zhvilluar një makinë për të riparuar mëlçitë e dëmtuara dhe për t’i mbajtur ato gjallë jashtë trupit për një javë, shkencëtarët tani kanë përdorur teknologjinë për të shpëtuar një pacient me kancer, transmeton albinfo.ch.
Projekti multidisiplinar Liver4Life, i cili e quajti ngjarjen “e para në botë”, tha të martën se kishte arritur të riparonte një mëlçi të dëmtuar gjatë një periudhe treditore kur ajo mbahej jashtë trupit, përpara se të implantohej me sukses në një pacient me kancer.
Projekti Liver4Life filloi në vitin 2015 dhe përfshin studiues nga Spitali Universitar i Cyrihut, Instituti Federal i Teknologjisë i Cyrihut (ETHZ), grupi kërkimor Wyss Zurich dhe Universiteti i Cyrihut, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














