Gruaja
Mjellma Hajdari kandidate për “Miss Liege 2016” të Belgjikës
Mjellma Hajdari është e vetmja shqiptare që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës
Mjellma Hajdari është e vetmja shqiptare që konkurron në “Miss Liege 2016” të Belgjikës. 20-vjeçarja nga Prizreni synon fitoren në këtë garë për të vazhduar më pas në “Miss Belgjika 2016”.
Për Mjellmën në “Miss Liege” kishte aplikuar një shoqe e saj, dhe kur i është ardh ftesa Mjellmës për të qenë pjesë e spektakli, ajo ka mbetur e befasuar. “Njëherë u shtanga. Nuk dija as kush ka aplikuar në emër timin. Pastaj pasi e kuptova të vërteten, me përkrahjen edhe të shoqërisë dhe familjes pranova të marr pjesë”, ka thënë ajo për “albinfo.ch”, duke shtuar se spektakli do të mbahet në muajin gusht.
Fituesja e “Miss Liege 2016” do të jetë pjesë e garës së madhe në “Miss Belgjika 2016” i cili do të zhvillohet në dhjetor, e ku fituesja do të përfaqëson këtë shtet në “Miss Universe”.
E meqë i ka hyrë kësaj gare, edhe synimet e vajzës shqiptare janë shumë të larta.
“ Për mua është kënaqësi dhe nder që si kosovare të jam pjesë e kësaj gare. Unë dua që të fitoj jo vetëm këtë garë por edhe spektaklin “Miss Belgjika” dhe të përfaqësoj shtetin e Belgjikës në Miss Universe”, shprehet Mjellma e cila na tregon se kohë më parë ishte edhe pjesë e garës “Top Model Belgjika”.
Mjellma Hajdari punon për UNICEF-in, është studente e Fakultetit Filozofik dhe studion gjuhët e huaja si: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ndërsa hobët të saj janë modelimi dhe vallëzimi.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë