Lajme
Mjetet e përdorura mbrojtëse nga COVID-19, problem për mjedisin
Mjetet që përdoren për t’u mbrojtur nga Covid 19, po përfundojnë në det
Duket se dorezat e përdoruar plastike, pastaj maskat apo mjete të tjera që përdoren për t’u mbrojtur nga Covid 19, po përfundojnë në det dhe sjellin rreziqe për mjedisin dhe kafshët në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.
Në përpjekje për t’u mbrojtur nga virusi Corona shumë njerëz përdorin doreza plastike, piceta të lagura dhe shishe me dezinfektues. Dhe shumica e tyre i hedhin ato në rrugë, parqe apo trotuarë nga Nju-Jorku në Londër, nga Greqia deri në ishujt e pabanuar Soko që gjenden disa milje detare larg prej Hong Kongu. Në brigjet e ishujve Soko Gary Stokes nga grupi ambientalist OceansAsia gjeti rreth 100 maska, shkruan DW.
“Asnjëherë nuk kemi parë kaq shumë maska në një vend kaq të largët”, thotë Stoks. Ai dyshon se maskat kanë ardhur nga Kina ose Hong Kongu. “Kur i gjetëm, kishte vetëm gjashtë deri tetë javë që njerëzit kishin filluar të mbanin maska”.
Ndikimi ndaj botës së kafshëve
Mbajtja e dorezave, e maskave dhe e pajisjeve të tjera mbrojtëse është e rëndësishme si për personelin mjekësor, dhe për publikun e gjerë. Por nëse ato nuk asgjësohen si duhet ambientalistët mendojnë se ato sjellin rreziqe për mjedisin dhe kafshët.
“Kur dikush i hedh në rrugë dhe bie shi, dorezat dhe maskat përfundojnë në det,” shpjegon Anastasia Miliou, biologe dhe drejtore për kërkimet shkencore në Institutin Archipelagos për Konservimin Detar në Greqi.
Madje dhe në Hong Kong, ku plehrat e hedhura në rrugë janë të rralla, maskat mund të përfundojnë në det në mënyra të ndryshme. “Ka njerëz që vrapojnë dhe u bie rastësisht maska, ose ka raste që edhe nëse maskat janë hedhur në plehra, ato janë mjaft të lehta dhe i merr era.
Dhe sapo maskat arrijnë në det, ato përbëjnë rrezik për jetën e qenieve detare. “Në ujërat e Hong Kongut ka delfinë rozë dhe breshka jeshile”, thotë Stokes, dhe sipas një studimi të publikuar kohët e fundit sendet prej prej plastike marrin erën e algave dhe të bakterieve, kur ka qëndruar ca kohë në ujë dhe breshkat ose delfinët kujtojnë se janë ushqime dhe i hanë. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation













