Shqipëria
Mogherini në Shqipëri: Hapja e negociatave, e arritshme, por jo e lehtë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Tiranë tha se një vit pas rekomandimit pozitiv që Shqipëria të hapë negociatat për anëtarësim në BE, vendi është më i konsoliduar në këtë drejtim.
“Një vit më pas ju keni arritur të konsolidoni këtë ecuri dhe keni vazhduar të tregoni rezultate konkrete të angazhimit tuaj për reformat”, tha Mogherini.
Ajo tha se hapja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor është e mundshme, por jo e lehtë.
“Unë besoj që ky është një objektiv i arritshëm, pra çelja e negociatave në qershor, por nuk është i lehtë, nuk duhet të merret si i mirëqenë, pasi secili prej shteteve tona anëtare duhet që të bindet plotësisht – opinioni publik në ato vende duhet të jetë mbështetës”, u shpreh shefja evropiane për Politikë të Jashtme.
Ajo përgëzoi Shqipërinë për reformën e drejtësisë dhe për procesin e vetingut, uljen drastike të kultivimit të kanabisit dhe operacionet për shpërberjen e grupeve kriminale.
Mogherini këto deklarata i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kryeministri Rama tha se Shqipëria duhet ta bëjë pjesën e vetë të punës dhe të kryejë detyrat deri në fund, mirëpo, vendimi i takon Komisionit Evropian.
“Ne kemi për detyrë që të bëjmë tonën deri në fund, dhe se sa e bëjmë apo nuk e bëjmë, këtë e vlerëson Komisoni Evropian”, tha kryeministri i Shqipërisë, duke shtuar se bëhet fjalë për një vendimmarrje të brendshme të lidershipit të vendeve anëtare.
Rama megjitatë tha se Shqipëria meriton pa kushte hapjen e negociatave.
Mogherini është në vizitë në Shqipëri e ftuar nga presidenti Ilir Meta të marrë pjesë në punimet e samitit të “Brdo-Brion”, ku mblidhen në Tiranë të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga Bashkimi Europian.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë ardhje të saj në Tiranë Mogherini nuk ka të parashikuar takime me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha apo me përfaqësues të tjerë të opozitës.
Vizita e saj vjen pak javë para se Komisioni Evropian të publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, më 29 maj, dhe një muaj para se në Shqipëri të zhvillohen zgjedhjet lokale, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













