Futboll

Portieri Donnarumma i Milanos u jep autografe tifozëve kosovarë

Portieri Giggi Donnarumma përshëndetet i pari me tifozë

Shumë tifozë janë duke qëndruar para hotelit “Swiss Diamond”, aty ku është stacionuar skuadra e Milanit. Ata janë në pritje për t’u takuar me yjet kuqezi, skuadër që ka mijëra tifozë në Kosovë.

I pari që i ka përshëndetur nga afër tifozët kosovarë ka qenë portieri, Giggi Donnarumma. Kishte nga ata tifozë fatlum që morën edhe autografe.

Madje, nga pamjet që ka publikuar RTV Dukagjini, një tifoz ia puth dorën Donnarummas, përcjell albinfo.ch.

Ndeshja Milan – Feronikeli zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është hera e parë që në Kosovë vjen një skuadër kaq e madhe, një skuadër që e ka fituar shtatë herë trofeun e Champions League.