CH-Ballkani
Moszbardhja e fatit të të pagjeturve e bën të pamundur pajtimin me Serbinë
Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur është shënuar me shumë aktivitete në Kosovë. 18 balona janë lëshuar në ajër duke simbolizuar 18 vjet pritjeje për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Familjarët këtë herë ka drejtuar ultimatumin e fundit për institucionet vendore e ndërkombëtare që kësaj çështjeje t’i gjendet zgjidhja deri në fundvit. Bajram Qerkini, nga Qendra Burimore për të Zhdukurit, ka thënë se ka ardhur koha që institucionet ta këpusin fijen e neglizhencës për zbardhjen e fatit të tyre.
Ai ka folur edhe për faktin se institucionet e drejtësisë nuk e kanë ngritur asnjë kallëzim penal, pavarësisht që familjarët kanë deponuar me qindra dokumente për vrasësit e familjarëve të tyre. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të angazhohen për rastin e të pagjeturve.
Ndërkaq, kryeministri Mustafa, duke vënë kurora lulesh te lapidari në kujtim të atyre që u zhdukën gjatë luftës, ka kërkuar hapjen e dosjeve nga Serbia për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
Angazhim maksimal për këtë çështje ka premtuar edhe kandidatit i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Ndërsa, Albin Kurti ka thënë se moszbardhja e fatit të të pagjeturve e bën të pamundur pajtimin dhe një fillim të ri të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë -
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut













