Shkurt.ch
Mot me diell në Zvicër, temperaturat deri në 26 gradë
Mot i ngrohtë pritet të regjistrohet të premten dhe shtunën, ku temperatura pritet të arrijë deri në 26 gradë celsius
Moti i nxehtë po mbretëron në Zvicër me temperaturat maksimale deri në 26 gradë celsius. Të premten dhe ditën e shtunë temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë në Cyrih dhe shumë qytete të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Pothuajse gjatë kësaj jave Zvicra është karakterizuar me mot stabil dhe me diell. Zvicra nga sot do të ketë më shumë orë me diell, pa vranësira. Sa u përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave 2 dhe 3 gradë, shkruan albinfo.ch.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme, të paktën për këto gjashtë ditë të parashikimit.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 26 gradë celsius.
Dita e premte do t’i shënojë vlerat e temperaturave të larta deri në 25 gradë celsius, ndërsa dita e shtunë paraqitet si dita më e nxehtë me 26 gradë celsius.
Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë. /Albinfo.ch
Cyrih

Bern

Gjeneva

E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












