Lajme
Moti në dy ditët në vijim; diell, vranësira dhe riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht për rreth maleve.
Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë










