Kosova
MPJ: Serbia të ndaloj propagandën me lajme të rreme, Kosova dhe Gana kanë mardhënie të mira
Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një njoftimi ka thënë se marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës janë në nivel të knaqshëm dhe se Serbia duhet të ndalë propagandën me lajme të rreme
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka rikonfirmuar nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës, të cilat kanë shënuar vetëm ngritje, që nga koha e njohjes së Republikës së Kosovës nga ky shtet, në vitin 2012.
“MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe Ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell”, ka thënë MPJ, shkruan Albinfo.ch.
MPJ vlerëson se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjeshtë vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










