Kosova
Murati: Ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se përkundër sfidave të vazhdueshme globale, “ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se ekonomia stabile vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.
Ai ka përmendur edhe hapat që si ekzekutiv kanë bërë në këtë drejtim.
Kosova po përballet me inflacion, që sipas Bankës Botërore është 19 për qind.
Postimi i Muratit:
Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend.
Si qeveri:
✅ kemi zhvilluar fushatën e vaksinimit më efektiven në rajon, gjë që ka mundësuar heqjen më të shpejtë të kufizimeve dhe hapjen e tërësishme të ekonomisë
✅ kemi subvencionuar çmimin e energjisë elektrike, gjë që mundëson bizneset tona të jenë më konkurrente dhe të rrisin eksportin
✅ kemi mbështetur prodhuesit në zgjerimin e kapaciteteve të tyre, duke subvencionuar 20% të vlerës së kredisë investuese
✅ kemi rritur subvencionet në bujqësi duke trefishuar mbështetjen për grurin e duke rritur mbështetjen për produktet e kulturat tjera
✅ kemi miratuar e shpërndarë pako masash, më shumë se cilado qeveri tjetër, për të mbështetur familjet në nevojë e rritur fuqinë e tyre blerëse
E shumë e shumë masa e veprime tjera, çdoherë në shërbim të mbështetjes së ekonomisë e bizneseve për të rritur prodhimin, eksportet e punësimin.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10160388771725522&set=a.10151573971650522&type=3
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













