Kosova
Murati mohon se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante
Murati: Shifra faktike është 10.47 milionë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ditën e djeshme tha se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante, përcjell albinfo.ch.
Murati tha se kjo deklaratë është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.
“Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.
“Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, tha Murati.
Tutje, ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit “mund të jetë përmbledhje” që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje ose dru zjarri për ngrohje, por s’ka të bëjë me shifrën që është shpenzuar për karburant për automjete.
“Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro. Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend. Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së.
Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë.
Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete”, ka shkruar Ministri Murati.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












