Futboll
Muriqi mban konferencën e parë për media si pjesë e Lazios
Në konferencën e parë për media, Muriqi është shprehur i nderuar që tash është sulmues i Lazios, klub ku u transferua gjatë verës për 20 milionë euro nga Fenerbahçe.
Qendërsulmuesi u transferua verës te Lazio, por një kohë nuk arriti të ushtronte me skuadrën pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.
“Është nder të jem këtu. Ka sigurisht dallime në krahasim me futbollin në Turqi. Kam marrë shumë mesazhe nga fansat kur kam arritur dhe i siguroj se do të jem i përkushtuar. E di se njerëzit thonë se jam Zlatan Ibrahimoviqi i Kosovës, por e vërteta është se do të jem Muriqi i Lazios. Jam këtu për të dhënë më të mirën”, ka thënë ai. “Nuk e dua presionin se sa gola pres të shënoj, pasi s’jam vetjak, dhe dua të luaj për skuadrën”.
Muriqi një kohë ishte kërkuar edhe nga Tottenham Hotspuri. Ai ka pranuar se Lazion e ka përzgjedhur edhe për shkak të drejtorit sportiv Igli Tares.
“Jam në një nga klubet më të mëdha në Itali. Ka pasur shumë oferta, por zgjodha Lazion për shkak të stilit të lojës dhe drejtorit sportiv Igli Tare, që është nga Shqipëria. Lazio ishte zgjedhja ime e parë. Tashmë di gjithçka për derbin e Romës dhe mezi pres të paraqitem në atë derbi”, ka shtuar 26-vjeçari.
Muriqi ende s’është paraqitur për Lazion.
Në ndeshjet e tetorit ai i mungoi edhe Kosovës për shkak, siç ka thënë ai, se nuk ishte i gatshëm fizikisht, pas një periudhe me lëndime dhe mosstërvitje.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” Aktiviteti në Konsullatën Shqiptare bashkoi autorë, komunitetin shqiptar dhe dashamirës të letërsisë në një mbrëmje kulturore... -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva Swiss po zvogëlon rrjetin e saj të itinerareve nga Gjeneva. Në mesin e destinacioneve që do... -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë














