Lajme
Muriqi: Më ka kërkuar Turqia, por zgjodha vendin tim
Mund të ishte sulmues i Turqisë, një tjetër shqiptar që përfaqëson një vend tjetër – por në fund fati deshi që Muriqi ta veshë fanellën e Kosovës. 25-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje me “Dardanët” deri më tani dhe ka shënuar 8 gola.
Që kombëtarja turke ka kërkuar ta kishte në gjirin e saj, kjo tashmë nuk përbën një risi, është vetë sulmuesi i Fenerbahces dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, që konfirmon se ka pasur bisedime me Federatën turke para disa vjetësh për t’u bërë pjesë e tyre.
“Nuk ishte fiks Turqia e para që më kërkoi, por ishte U-21 i tyre. Trajneri Abdullah Ercan ishte duke më ndjekur. Por letrat dhe procedurat për të kaluar te Turqia po zgjasnin. Aty erdhi propozimi nga Kosova dhe unë shkova kështu te vendi im”, ka thënë Muriqi për mediumin turk “Hurriyet”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Vedat Muriqi po shkëlqen aktualisht në kampionatin turk, teksa në verë bëri hapin cilësor duke u transferuar te Fenerbahçe.
Te Kosova ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, që përbën një sulm të frikshëm, bashkë me Milot Rashicën dhe të dëmtuarin, Arbër Zeneli.
25-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje me “Dardanët” deri më tani dhe ka shënuar 8 gola.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse














