Futboll
Muriqi merr pasaportën e Kosovës
Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi ka marrë pasaportën e Kosovës
Arijanet Muriqi është padyshim portieri i së ardhmes për Kosovën në futboll. 19-vjeçari pjesë e klubit të Manchester Cityt është kërkuar nga ‘Dardanët’ dhe tashmë ai ka pranuar edhe pasaportën kosovare.
Muriqi ka lindur në Zvicër, ndërsa prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.
Tani me marrjen e pasaportës kosovare ai pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e nëntorit. Kosova do të jetë mysafire e Maltës dhe më pas e pret Azerbajxhanin në Prishtinë, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje.
Kosova është lidere e grupit të saj në Ligën e Kombeve me tetë pikë grumbulluara, derisa Azerbajxhani ndodhet në vendin e dytë me gjashtë sosh.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















