Futboll
Muriqi te skuadra e Mallorcas pritet të luajë kundër Barcelonës
Kujtojmë se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pati shkëlqyer te Mallorca në ndeshjen e zhvilluar kundër Barcelonës më 26 shtator të vitit të kaluar. Shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në barazimin 2:2, përcjell albinfo.ch.
Tjetër shkëlqim pritet nga Muriqi te skuadra e Mallorcas për ndeshjen e dytë të edicionit aktual kundër Barcelonës. Ndeshja Barcelona – Mallorca luhet të premten nga ora 21:00. Është ndeshja e parë e javës së 28-të të La Liga.
Për të dalë sërish me rezultat pozitiv ndaj Barcelonës, trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka përgatitur një plan, duke pasur parasysh se Barcelona do të jetë pa mbrojtësin Ronald Araujo që është i suspenduar. Araujo shquhet për duelet në ajër dhe mungesën e tij synon ta shfrytëzojë Mallorca me praninë e Muriqit para portës së Barcelonës.
“Loja e Mallorcas do të bazohet me harkimet drejt Muriqit, i cili është i gjatë 194 centimetra dhe mund ta ndëshkojë Barcelonën”, shkruan “Diario de Mallorca” të enjten.
Në fakt, Muriqi është bërë vështirë i mbuluar në ajër nga mbrojtësit e skuadrave spanjolle. Muriqi shënoi golin e fitores 2:1 me kokë ndaj Rayo Vallecanos, katër xhiro më herët.
“Barça mund të krijojë një mbrojtje ‘të shkurtër’, me Jules Kounde 180 centimetra, Pau Cubarsi 184 centimetra, Inigo Martinez 181 centimetra dhe Joao Cancelo 182 centimetra. Një tjetër opsion i besueshëm për Xavi Hernandezin është ta kthejë Andreas Christensen në qendër të mbrojtjes për të fituar lartësi, i cili është 187 centimetra”, shkruan “Mundo Deportivo”.
Gjatësisë i është referuar edhe trajneri Javier Aguirre. Ai në konferencë të enjten tha se ekipi i tij duhet t’i shfrytëzojë rastet para portës.
“Në zonë nuk duhet të dështojmë. Këtë edicion në përballjen kundër Barcelonës shënuam dy gola, por dështuam shumë”, ka thënë Aguirre.
Muriqi në 19 ndeshje në La Liga ka shënuar pesë gola, ndërsa ka edhe dy asistime.
Reprezentuesi i Kosovës me Mallorcan do të paraqiten në finale të Kupës së Spanjës. Athletic Bilbao do të jetë kundërshtari i Mallorcas në finale.
Mallorca është në vendin e 15-të me 27 pikë, kurse Barcelona në pozitën e tretë me 58 pikë, tetë pikë më pak se lideri, Real Madridi.
Barcelona të martën do të ketë një tjetër përballje të vështirë. E pret Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Itali përfundoi baras 1:1.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












